Një gazetar italian i RAI është dhunuar fizikisht nga vëllai i shefit të një klani mafioz në Itali, teksa po raportonte ditën e martë për rezultatin e zgjedhjeve lokale në Ostia, qytet bregdetar pranë Romës.

Gazetari Daniele Piervincenzi dhe operatori Edoardo Anselmi u sulmuan nga Roberto Spada, anëtar i familjes së njohur Spada.

Gazetari përfundoi i gjakosur dhe me hundë të thyer.

Sipas mediave italiane, gazetari u sulmua pasi pyeti Roberto Spada në lidhje me mbështetjen e dyshuar të grupit ekstrem Casapound.

Roberto Spada është përballur me akuzar për korrupsion dhe trafik droge. Sulmi ndaj gazetarit dhe operatorit u dënua nga kryebashkiaku i Romës. Ndërkohë, ministri i Brendshëm i Italisë Marco Minniti tha se kanë nisur hetimet për këtë incident. Kurse gazetari që u sulmua deklaroi se është i gatshëm ta falë agresorin nëse ky i fundit pranon fajin dhe kërkon falje.

/tvklan.al