Kjo padyshim është një dasmë ndryshe nga të tjerat. Jo vetëm sepse nusja është në karrige me rrota, por sepse asaj i kanë mbetur vetëm pak muaj jetë.

Martine Kiliminster, një 28 – vjeçare nga Bradford u paralizua pasi u diagnostikua me kancer në shtyllën kurrizore. Ajo nisi të kishte dhimbje mesi në Qershor të këtij vitit, por për shkak të moshës, mjekët menduan se nuk bëhej fjalë për asgjë serioze.

Megjithatë, gjatë pushimeve në fund të Gushtit, situata u përkeqësua dhe papritur e reja nuk mund të ndjente më këmbët.

Skaneri tregoi se Martine kishte një tumor gjigant që po i shtypte shtyllën kurrizore.

E diagnostikuar me glioblastoma kurrizore e gradës së katërt, nëna e dy fëmijëve u paralizua brenda 4 javëve dhe iu dha lajmi i tmerrshëm se kishte vetëm 18 muaj jetë.

Lajmi i papritur tronditi atë dhe partnerin e saj Christopher, ndaj çifti prej 12 vitesh sëbashku vendosi që të martohej.

Ata e planifikuan të gjithë dasmën në një muaj dhe Christopher donte që ta bënte këtë ditë sa më speciale të ishte e mundur. Ai e surprizoi Martine duke e marrë në krahë nga karrigia me rrota, në mënyrë që ata të kishin kërcimin e parë sëbashku.

Ky moment emocionoi e përloti të ftuarit.

Sipas të përditshmes “The Independent”, çifti po planifikon tashmë muajin e mjaltit, përpara se 28 – vjeçarja të nisë kimioterapinë, me shpresën që të mund t’i zgjasë jetën.

Vetë Martine shprehet se do të qëndrojë e fortë deri në fund.

/tvklan.al