Vetëm 31 sekonda iu deshën këtyre hajdutëve për të kryer një grabitje në një dyqan armësh,  në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në këto pamje të kapura nga kamerat e sigurisë tregohet mënyra sesi ia dolën.

Fillimisht një kamionçinë futet me shpejtësi, duke thyer pjesën e përparme të dyqanit. Më pas tre persona të maskuar e me leva, me shpejtësi thyejnë xhamat ku ndodhen armët e municionet dhe i fusin nëpër thasë.

Ndërkohë, automjeti gjithashtu i vjedhur ka dalë jashtë dhe i pret grabitësit në hyrje.

Gjithçka ndodh në 31 sekonda.

Më pas ata udhëtojnë rreth 1 kilometër e gjysmë larg, ku dhe e braktisin mjetin dhe i venë flakën.

Armatimet që ndodheshin brenda kamionçinës shpërthyen, kështu që zjarrfikëset e lanë atë të digjej.

Të katër hajdutët janë në arrati, ndërsa nuk dihet sesa armë arritën të merrnin.

Autoritetet kanë ofruar një shpërblim prej 2500 dollarë për këdo që ofron ndihmë kapjen e autorëve./tvklan.al