Policia e Himarës ka vënë në pranga tre të rinj të cilët tentuan të vidhnin nj biznes privat.

Në pranga kanë rënë  Skënder H. 25 vjeç,  Gjergji H., 20 vjeç dhe Kiri A. 18 vjeç, të tre banues në Vlorë.

Këta persona janë kapur nga policia më datë 03.08.2017, në një vend pranë Fushës së sportit, në një biznes privat me prodhime brumi, në pronësi të Dh.L., duke marrë (vjedhur) disa pajisje në magazinën e biznesit.

Vlera e të gjitha pajisjeve rezulton rreth 5 – 6 milion lekë.

Materialet ndaj tyre janë referuar në Prokurori, për veprën penale ”Vjedhja”, të parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

/tv klan.al