Ky është kur një polic në Londër arreston një hajdut makinash duke e përplasur me derën e furgonit së policisë.

Jake Nedd 31 vjeç kishte grabitur disa sende në një Range Rover dhe më pas ishte arratisur me një biçikletë në perëndim të Londrës. Patrullat e policisë u njoftuan për vjedhjen dhe u vunë në ndjekje të autorit.

Disa pamje amatore tregojnë momentin kur një furgon policie që po e ndiqte i bënte thirrje të ndalonte, por 31-vjeçari refuzonte. Në kushte të tilla, polici u detyrua ta qëllonte me derën e furgonit duke e rrëzuar në tokë. Hajduti u arrestua dhe u dënua me 28 javë burg.

/tvklan.al