Një fëmijë i vogël i lindur pa parakrahët e tij, ka mundur të qetësojë të qarat e vëllait të tij më të vogël, duke i kaluar atij biberonin.

Në videon prej 26 sekondash, shihen dy bebet që janë të shtrirë në shpinë mbi një batanije të gjelbër.

Ata duken mjaft të lumtur derisa foshnja kërkon të marrë biberonin e tij, por nuk e arrin dot.

Bebja shtrembëron fytyrën dhe nis të qajë në ankth po për fatin e tij të mirë, vëllai i tij i madh gjendej aty për të qetësuar situatën.

Fëmijës, të cilit i mungojnë të dy parakrahët, u rrotullua për të kapur biberonin.

I vogli i shkathët përdori trungun e krahut të tij të djathtë, së bashku më mjekrën e tij për ta kapur atë.

Ai pastaj u rrokullis përgjatë  batanijes duke iu afruar vëllait të vogël që po qante dhe shtyp butësisht biberonin në gojën e tij.

/tvklan.al

.