Një vogëlushe ka pushtuar rrjetin pasi nuk pranonte të largohej nga vendi ku një grup muzikantësh rruge po jepnin shfaqe në metronë e Stambollit, pavarësisht insistimit të madh të së ëmës.

Fillimisht u dha ca të holla, pastaj i shikonte dhe dëgjonte me përqendrim e më pas hoqi xhupin dhe nisi një shfaqe “baleti” që do të përfundonte në faqet e gazetave më të mëdha në vend.

Diçka është e sigurt, vogëlushja i ndihmoi muzikantët të mblidhnin më shumë njerëz dhe të ardhura. Por, duartrokitjet në fund të “shfaqjes” ishin më shumë për të voglën./tvklan.al