Sefedin Nimonaj 29 vjeç nga Gjakova, u vra të mërkurën nga fqinji i tij në qytetin Mulhouse të Francës. Babai i tre fëmijëve u qëllua për vdekje nga një algjerian rreth 35 vjeç, me të cilin ishte fqinj.

Gjakovari nga Skivjani, jetonte në Mulhouse të Francës, prej 19 vitesh. I riu u qëlluar me armë zjarri në praninë e gruas dhe tre fëmijëve kur u kthye nga puna.

Trupi i viktimës nuk ka ardhur ende në vendlindje. Por kushërinjtë janë mërzitur shumë për vrasjen e Sefedin Nimonajt./KlanKosova