Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, nga studio e emisionit “Opinion” tha se vrasja me silenciator mbrëmjen e së mërkurës, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, dyshohet të ketë ndodhur për llogari të vjetra financiare.

64-vjeçari Afrim alias Memli Begalla u qëllua për vdekje një natë më parë dhe deri më tani nuk ka asnjë gjurmë të atentatorëve.  

(video 01:55)

 

Fevziu:

Një 64-vjeçar është vrarë dje gati në mënyrë mafioze në mes të Tiranës, çfarë ishte vrasja e tij?

Xhafaj:

Edhe ky është një konflikt për efekt, sipas të dhënave paraprake që ka Policia, për disa llogari të vjetra financiare.

Fevziu:

Dhe për këtë ka qenë vrasja?

Xhafaj:

Së paku, është një nga pistat që po hetohet. 

/tvklan.al