“Yjet e së ardhmes”, është filmi më i ri shqiptar që ka bërë bashkë një kast aktorësh të mrekullueshëm. Filmi me regji të Edmond Topit ka bërë bashkë aktorët: Tinka Kurti, Reshat Arbana, Margarita Xhepa, Luftar Paja, Ema Andrea, Elia Zaharia Zogu, Sadush Ylli dhe Karafil Shena dhe shumë të tjerë.

Topi ishte sot në studion e “Rudina”, në Tv Klan, nga ku tha se fabula e filmit është një shtëpi të moshuarish, të cilët jetojnë aty dhe presin ditët e fundit të jetës së tyre.

Regjisori shtoi se aty shkon një muzikant, i cili është dënuar për një rrahje dhe ka pranuar të shlyejë dënimin duke shërbyer aty. Muzikanti humb një konkurs muzike dhe më pas formon grupin e tij me të moshuarit dhe madje fiton edhe çmimin e parë bashkë me ta.

Gjatë emisionit, përmes një inserti u shfaq edhe trileri i filmit, me aktorët të cilët emocionojnë me rolet e tyre.

Topi tha se kasti i aktorëve të këtij filmi është më i miri që ka patur ndonjëherë dhe shtoi se i vjen shumë keq tashmë që xhirimet mbaruan.

/tvklan.al