Mbrëmja e parë e sezonit të dytë të “Your Face Sounds Familiar”, ka qenë e mbushur me surpriza për publikun.

Moderatorja e njohur Alketa Vejsiu erdhi dhe këtë herë e veshur me shumë stil.

Juria ka qenë e përbërë nga moderatori karizmatik Arjan çani, këngëtarja sharmante Albërie Hadërgjonaj dhe aktorja bukuroshe Olta Gixhari.

Disa prej personazheve të njohur të skenës shqiptare që “u futën nën lëkurën” e vipave botërorë ishin Beatriks Ramosaj, Arinda Gjoni, Flaka Krelani, Valon Shehu, Shpat Kasapi, Herion Mustafaraj, Xum Allushi dhe Mariana Kondi.

Performana e këtyre të fundit është pritur me shumë humor nga publiku sepse ata performuan një parodi si “Enca” dhe “Noizy” në këngën e tyre “Bown Down”./tvklan.al