Kjo është gjendja që ndodhet në fshatin Çerkez të Zall Herrit.

Pamjet flasin vetë…

permbytje 2 ok

Shirat e ditëve të fundit dhe hapja e portave të Bovillës, kanë lënë të bllokuar dhe në mëshirë të fatit banorët e këtij fshati.

Probleme me rrugët, ura të shembura, frikë për jetën është ajo që po përjetojnë dita-ditës këta banorë.

Për këtë arsye ata i janë drejtuar redaksisë së tvklan.al duke sjellë foto dhe video që pasqyrojnë gjendjen në të cilën ata ndodhen prej tri ditësh dhe për të cilën shprehen se askush nuk u ka ardhur në ndihmë.

permbytje ok 3

Ata shtojnë se ka mjaft banorë të sëmurë dhe se askush nuk ka marrë asnjë masë për t’u ardhur në ndihmë.

Sipas tyre lumi ka rrëmbyer njerëz dhe vijon të kërcënojë jetë njerëzish nëse askush nuk merr masa.

Ura e Çerkezit ka dalë jashtë funksionit. Ata bëjnë thirrje që të merren masa për të vendosur një urë më të madhe pasi portat e Bovillës hapen shpesh herë dhe gjendja bëhet e tillë.

Por ky nuk është fshati i vetëm i kanosur nga kjo fatkeqësi natyrore, pasi sipas tyre në të njejtën gjendje ndodhen edhe fshati Kasallë, fshati Morinë, Qinam, Kallmet, që ndodhen të gjithë nën pushtetin e ujit dhe frikës së banorëve./tvklan.al