Ndonëse në stinën e Pranverës, ulja e papritur e temperaturave ka sjellë edhe reshjet e shiu e dëborë. Orët e para të mëngjesit e kanë gjetur Juglindjen e vendit të zbardhur, ndërsa në Veri dëbora ka nisur më herët.

Bardhësia e dëborës nuk ka mbetur vetëm nëpër male, por ka zbritur edhe poshtë në fshatra e qytete. Siç mund të shihet edhe në videon më lart, Thethi është zgjuar i bardhë. Situata është e ngjashme edhe në Kukës, në disa fshatra të Bulqizës, Malësi e Madhe, Shkodër, etj.

Në Juglindje reshjet e dëborës kanë qenë më intensive në lartësitë mbi 1000 metra. Në Dardhë dhe Voskopojë, dëbora ka arritur në 15 centimetra, ndërsa në zonën e Ersekës, Leskovikut dhe Pogradecit, reshjet kanë qenë më të dobëta. 

Ulja e temperaturave ka sjellë vështirësi në qarkullimin e mjeteve në rrugën e Dardhës dhe Voskopojës, ndërsa në akset nacionale qarkullimi i mjeteve bëhet normalisht.

Edhe kryeqytetasit janë përballur mëngjesin e sotëm me temperatura më të ulëta në krahasim me ditët në vijim, si dhe me dëborë në malin e Dajtit./tvklan.al