Video/ Zbulimi i pabesueshëm brenda tankut të blerë në ebay

Momenti i pabesueshëm, kur një burrë i apasionuar pas pajisjeve ushtarake zbuloi pesë shufra ari me vlerë 2 milion paund brenda një tanku irakian, është filmuar në kamera.

Nick Mead dhe Todd Chamberlain prisnin që të gjenin armë të ndryshkura, kur nisën të kontrollonin në brendësi të takut që sapo kishin blerë në ebay për 30 mijë paund.

Mead, i cili drejton Tanks-a-Lot në Helmdon, Northamptonshire, e filmoi investigimin e tyre dhe mbeti i shtangur kur në vend të artilerisë, mekaniku i tij nxorri shufra të shndërritshme ari.

Ato besohet të jenë vendosur aty nga ushtarët irakianë gjatë pushtimit të Kuvajtit në vitin 1990./tvklan.al

Kategori
LifestyleTe funditTë gjithaVideo
0 Komente

Përgjigju

*

*