Këto pamje i përkasin vjedhjes së një dyqani të një kompanie të telefonisë celulare në qendër të Tiranës, mbrëmjen e së premtes.

Në videon e marrë nga kamerat e sigurisë duket një person i veshur me xhup, tuta sportive dhe një kapele ushtarake që hyn në dyqan si klient.

Sapo i afrohet vitrinës së telefonave, ai arrin ta shkëpusë një Iphone 7 dhe më pas largohet me vrap.

Ajo që shqetëson efektivët e policisë së kryeqytetit është se vjedhje të tilla të ngjashme kanë ndodhur në disa raste në Tiranë.  

Dyshimet janë se është i njëjti autor që ka mundur të kryejë së paku tri vjedhje të kësaj natyre në Tiranë.

Nisur nga këto pamje dhe të dhëna të tjera hetuesit duket se kanë mundur të identifikojnë të dyshuarin i cili është shpallur në kërkim./ TV KLAN