Një video e publikuar sëfundmi në internet tregon momentin kur një nënë hedh nga shkallët djalin e saj 3 – vjeçar.

Pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë, tregojnë momentin kur gruaja humbet durimin pas një debati me vjehrrit dhe vendos të hakmerrret në këtë mënyrë të tmerrshme.

Ngjarja e rëndë u shënua në Prehladpur të New Dehlit.

Sipas “The Sun”, gruaja mësohet se ishte përfshirë në një debat të ashpër me prindërit e bashkëshortit pasi këta të fundit kishin zbuluar se marrëdhënia e tyre ishte ftohur, pas 5 vitesh martesë.

Në video gruaja dëgjohet duke ulëritur, përpara se të hedhë të birin nga shkallët. I vogli u dërgua me urgjencë në spital, me dëmtime të rënda në kokë, fatmirësisht jashtë rreziku për jetën./tvklan.al