Flakët e zjarrit kanë përfshirë disa shkurre pranë varrezave të qytetit të Koplikut.

Një qytetar ka denoncuar situatën pranë tvklan.al, duke dërguar edhe një video nga vendngjarja.

Fatmirësisht, flakët nuk kanë shkaktuar dëme të shumta pasi zjarri u vendos nën kontroll nga forcat zjarrfikëse.

/tvklan.al