Një familje me 5 anëtarë, 2 prindërit dhe 3 fëmijët, ka mbetur në qiell të hapur në këto ditë të ftohta. Banesa e tyre është djegur nga zjarri. Familja jeton në fshatin Tuçep, rrethi i Dibrës.

Kanë qenë banorët e zonës, të cilët kanë dërguar këtë video në Televizionin Klan, ndërsa bëjnë apel për ndihmë.

Në momentin që banesa është përfshirë nga flakët, asnjë njeri nuk ka qenë brenda. Po ashtu mësohet se zjarri ka rënë pasi ishte ndezur soba e zjarrit dhe dyshohet se fillimisht ka marrë një rrobë që ishte afër.

Kanë qenë vetë banorët që kanë shuar zjarrin, në mungesë të zjarrfikëses, ndërsa ajo që ka mbetur nuk ka nevojë për fjalë. Kryefamiljari Durim Bajrami është në gjendje të vështirë financiare dhe për të jetuar mblidhte hekura./ tvklan.al