Një grua e cila vetëquhet shtrigë, ka performuar magji në rrugët e Meksikos duke përdorur barishte dhe koka kukullash për të larguar një demon, i cili sipas saj ka qenë shkaktari i një aksidenti fatal rrugor.

Zulema, beson se demoni ishte arsyeja e vdekjes së 4 personave në përplasjen e “BMW-së” me një makinë tjetër.

“Shtriga” beson se shpejtësia me të cilën makina po udhëtonte duhet të jetë ndikuar nga një fuqi mbinatyrore.

Në video ajo ndez një qiri të zi dhe i vë zjarrin barishteve ndërkohë që në përtokë ka vendosur 4 koka kukullash që sipas saj do shërbejnë për të larguar demonin.

E gjithë turma e habitur filloi të filmonte skenën dhe shumë të tjerë filluan të qeshnin me budallallëqet që ajo thoshte.