Tuneli hekurudhor më i gjatë në botë, është hapur zyrtarisht në Zvicër, pas dy dekadash punë për ndërtimin e tij. Ky tunel, prej 57 kilometrash, do të sigurojë një lidhje hekurudhore më shpejtësi të lartë nën Alpet Zvicerane, midis Evropës Veriore dhe asaj Jugore.

Ceremonia e hapjes u drejtua nga Presidenti Federal Zviceran Johann Schneider- Ammann. Projekti i cili ka kapur shifrën më shumë se 12 miliardë dollar, u miratua nga votuesit zviceranë në një referendum të vitit 1992.

Tuneli i përfunduar do të krijojë një lidhje mes Roterdamit të Holandës dhe Genovas në Itali. Për të përuruar rrugën e re, dy trena u nisën në drejtime të kundërta përmes këtij tuneli, ku secili mbante qindra të ftuar.

Mallrat për Evropën, vera italiane për Holandën apo makinat gjermane për Greqinë, duhet të kalojnë tashmë përmes tunelit zviceran, duke përshkuar rrugën më shpejt, më sigurt dhe më lirë.

Ndërkohe, pritet që në dhjetor, rreth 269 trena mallrash dhe 65 pasagjerë do të kalojnë nga ky tunel çdo ditë, duke marrë më pak se 17 minuta.

/tvklan.al