Videoja dramtike tregon momentin kur një grua u nxor nga automjeti i saj që ishte përfshirë nga flakët.

Kjo ngjarje ka ndodhur në Route 17 në Binghamton, New York. Në aksident u përfshinë 10 automjete, mes tyre dhe një traktor me rimorkio.

Por makina në të cilën ndodhej gruaja fatkeqësisht u përfshi nga flakët.

Kryetari i Binghamton, David Rich, i cili shpërndau videon në Facebook, e cilësoi këtë rast të pabesueshëm.Gjithashtu ai falenderoi ndërhyrjen e shoferëve të tjerë, të cilët i cilësoi si të guximshëm, pasi arritën t’i shpëtonin jetën gruas.

“Këta individë të guximshëm u hodhën midis flakëve, duke thyer xhamat për të shpëtuar jetën e një gruaje”,

tha ai.

Fatmirësisht gruaja e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën kishte marrë vetëm disa plagë të lehta./tvklan.al