Ajo është 100-vjeç dhe ndryshe nga shumë të moshuar, vijon ende të garojë në garat e atetikës.

Ida Keeling nga New York, është gruaja më e vjetër e cila ka vendosur një rekord të ri, prej 1 minute e 17 sekondash, në garën e 100-metërisht (për të moshuarit), në Filadelfia, SHBA.

Por energjia e Idës duket se është e pashterueshme. Pasi ka mbaruar garën ajo ka bërë edhe disa pompa, duke entuziazmuar publikun, që ishte i pranishëm në stadium.

Vajza e saj që është gjithashtu dhe trajnerja, ka folur për mënyrën se si e ëma, tashmë me moshën e një shekulli, stërvitet dhe mban veten në formë.

“Stërvitja e saj nuk është e përqëndruar vetëm në vrap. Ajo bën rreth 17 minuta biçikletë të ditë, ngre pesha, bën pompa dhe ushtrime me shtangë, etj”, ka thënë e bija.

Sipas “New York Times”, gruaja ka filluar të jetë pjesë aktive e garave dhe të vendosë rekorde, pasi ka mbushur moshën 60-vjeç.

Ka qenë pikërisht e bija, e cila e ka ndihmuar nënë e saj, që të dalë nga depresioni i shkaktuar nga vdekja e dy djemve nga overdoza, përmes vrapimit./tvklan.al