Jeni ankuar për shërbimin e transportit publik, apo keni menduar se udhëtimi juaj nuk ka qenë aspak komod?

Me siguri që po.

Por, pasi të shikoni këtë video udhëtimi juaj mbase mund t’iu duket luks.

Këto pamje të tmerrshme vijnë nga një stacion treni në Mumbai të Indisë.

Videoja e cila është postuar në internet sëfundmi, shfaq qindra njerëz, gra dhe fëmijë, të cilët presin në stacion në një hapësirë të ngushtë, duke u shtypur me njëri-tjetrin, në pritje të mbërritjes së trenit.

Në momentin e mbërritjes së trenit duket vështirësia dhe sfidat që kalojnë këta udhëtarë për të siguruar një vend. Në këtë “luftë”, disa prej tyre madje fatkeqësisht përfundojnë edhe në shina./tvklan.al