Tiranë – Një 68-vjeçare është aksidentuar nga një kamion gjatë paradites, teksa kalonte rrugën, pranë Institutit Bujqësor të Kamzës.

Drejtuesi i kamionit, Xhevdet Çeza, 47 vjeç është shoqëruar në polici.

Banorët e zonës thanë se e plagosura priti 40 minuta për mbërritjen e autoambulancës, por në një reagim të Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se ndihma e shpejtë mbërriti për 15 minuta nga marrja e njoftimit.

2

E moshuara ndërroi jetë një orë pasi u transportua në Spitalin e Traumës.

Policia vijon hetimet për ngjarjen, ndërsa vihet re se rruga është e papajisur me vija të bardha për këmbësorë dhe elementë sigurie.

Tv Klan