Aktori dhe modeli i njohur Indian, Angad Hasija (Alek) i cili u bë i njohur në Shqipëri nga interpretimi i rolit të tij në telenovelën “Bidai” që u transmetua në Tv Klan nuk heq dorë nga palestra.

Fakti i të qenurit model dhe kontakti i vazhdueshëm me median, e kanë “fiksuar” aktorin që të tregojë kujdes të madh për fizikun e tij.

👉🏻💪🏻💪🏻💪🏻

A video posted by Angad Hasija🍻❤️ (@angadhasija) on

Herë pas herë Hasija ushtrohet në palestër, duke arritur linja perfekte të fizikut. Shpeshherë në llogarinë Instagram, ai publikon video dhe foto gjatë kohës që kryen ushtrime, duke marrë këshu komplimenta pa fund nga mijëra fanse.

Veç fizikut, “Alek” preferon që të “luajë” vazhdimisht edhe me look-un e tij, duke ndryshuar shpesh modelin e flokëve./tvklan.al