Një arratisje spektakolare e një struci në rrugët e Kinës, po bën xhiron e botës.

Kafsha ka mundur që të ikë nga një tregtar, i cili sapo kishte blerë dy të tillë në tregun e qytetit kinez Foshan.

Video tregon se si struci pas ikjes, vrapon përmes trafikut të makinave duke habitur të gjithë drejtuesit e mjeteve.

Por “arratia” e strucit fatkeqësisht nuk zgjati shumë, pas disa minutash ai është kapur nga tre burra në anë rrugës./tvklan.al