Itali –Janë raportimet e para të banorëve të zones së goditur nga tërmeti në qendër të Italisë, që deri në këto momente numëron 250 viktima. Ata kërkojnë ndihmën e policisë, duke njoftuar se shumë njerëz kanë mbetur nën rrënoja.

Ndërsa kjo është Giulia, vajza 10-vjeçare e gjetur e gjallë pas më shumë se 15 orësh e bllokuar nën rrënoja.

Ajo arriti t’i mbijetonte tërmetit dhe u nxorr shëndoshë, bashkë me motrën e saj 10-vjeçare, nga gërmadhat e shtëpisë së saj.

https://www.youtube.com//embed/S1sQ7-eaGmw

Të shumtë janë fëmijët që dyshohet se kanë humbur jetën si pasojë e tërmetit që goditi Italinë të mërkurën. Një histori e dhimbshme është ajo e të voglës Marisol, një vajze 18-muajshe. E ëma e saj i kishte shpëtuar tërmetit të Akuilas, në vitin 2009, dhe pikërisht prej kujtimit të hidhur me atë qytet ishte transferuar në Ascoli Piceno, një qytezë e prekur nga lëkundjet e fundit.

Autoritetet njoftojnë se përveç 250 viktimave numërohen edhe 365 të plagosur, disa prej tyre në gjendje të rëndë.

Makthi vazhdon për banorët e Italisë qëndrore. Lëkundje të tjera u regjistruan rreth orës 14:40 në Amatrice, ku pati sërisht rrëzime ndërtesash. Që prej lëkundjeve të para që shkaktuan tragjedinë, janë regjistruar rreth 460 tronditje të tjera, raportojnë autoritetet e zizmiologjisë. Më e forta ishte ajo e mëngjesit të sotëm, rreth orës 5, me një magnitudë 4.5 e shkallës Rihter.

Kjo video 3D tregon momentin e përhapjes së valëve sizmike në sipërfaqen e tokës. Sizmiologët paralajmërojnë se mund të ketë sërish lëkundje të tjera, pasi aktiviteti sizmik në zonë është ende i lartë.

Tv Klan