Një i ri është hedhur nga ballkoni për t’i shpëtuar babait të tij, i cili e ka kërcënuar duke i vendosur thikën në fyt. Kjo ngjarje ka ndodhur në kryeqytetin e Turqisë, Ankara.

Në video duket momenti kur djali pas sherrit me të atin, hidhet nga kati i dytë i pallatit.

Momente ankthi ka shkaktuar edhe për qytetarët të cilët e kanë parë nga afër këtë situatë. Edhe pasi policia mbërriti në vendngjarje nuk mundi ta bindë burrin që ta lironte djalin, pasi ai i kërcënoi ato se do ta vriste djalin nëse do të afroheshin.

Duke përfituar nga një moment kur i ati u largua pak, djali u hodh nga ballkoni dhe më pas u prit me anë të një batanije nga personat që ndodheshin në vendnngjarje./tvklan.al