Banorët e pallatit në zonën e “Qesarakës”, ku humbi jetën 30 – vjeçarja Drilona Duriçi, rrëfejnë se ashensori përgjithësisht ka punuar, por dy javët e fundit kishte dhënë probleme teknike me çkodimin e sistemit. Me mirëmbajtjen, sipas tyre, merrej një teknik që paguhej nga banorët e pallatit me një shumë prej 60 mijë lekësh të vjetra. Mbledhja e parave për mirëmbajtjen e ashensorit bëhej në mënyrë vullnetare dhe jo të organizuar, për shkak të mungesës së administratorit.

Intervistat:

Banori, Kastriot Uka: “Administratori vinte dhe ia ka bërë shërbimet, na është përgjigjur, edhe pse nuk i kemi bërë pagesat e rregullta.”

Kur është dorëzuar pallati?

“Pallati ka 6 – 7 vjet, është dorëzuar me dokumentacion të rregullt, ashensori ka qenë në punë.”

Kush merret me mirëmbajtjen e ashensorit?

“Ne nuk kemi administrator, apo mirëmbajtës të pallatit të identifikuar, që mund të jetë i licensuar apo i emëruar, që është ky personi që mban përgjegjësi për këtë. Jemi 4 – 5  banorë që mbidhemi për nevojat tona të përbashkëta, siç është ndriçimi i shkallës, ashensori, pompa e ujit, pastrimi etj.”

Sa është pagesa në muaj?

“Për ashensorit është 60 mijë lekë në muaj, ndërsa pastruesja merrte 2 mijë lekë për familje, i mblidhte vetë.”

Kush merrej me ashensorin?

“Firma që ka montuar ashensorin merrej me mirmbajtjen.”

A kishte konstatuar kjo firmë probleme me ashensorin muajin e fundit?

“Para një javë apo dy javësh pati një stakim nga energjia eletrike, sepse kishte luhatje tensioni prej tre – katër javësh dhe shkëputje të energjisë. Dhe kur kishte probleme të tilla, ashensori, siç thonin ata, çkodohej, me gjuhën teknike të tyre sepse nuk merrnim vesh. Dilte jashtë fuksioni, stakohej dhe hapej në katin përkatës ku ndodhte. Pas këtij problemi u vu në punë dhe funksiononte.”

Pra këtu ka rënë ashensori, nga kati i tretë poshtë?

“Ka rënë. Nuk është me kavo është mekanik, pra me piston. ”

Pjesa e vajit ka qenë në pjesën e poshtme? Ajo e pistonave?

“Me thënë të drejtën një herë kam hyrë atje, sepse është e aneksuar në anën tjetër, pjesa e mekanizmit që e ve në lëvizje. ”

“Kur erdha në vendngjarje pashë që situata ishte mbyllur dhe një person më tha që kishte një viktimë”.

https://www.youtube.com//embed/SE6mb3iTjE4

Firma e ashensorit si e ka emrin?

“Emrin e firmës nuk e di, kam vetëm një kontakt me një person që quhet Andi, që merret me mirëmbajten.”

Nuk kontaktuat më mbrapa për të kuptuar nëse kishte patur shkëndijë eletrike, tensioni apo çfarë mund të thonë teknikët në këtë rast?

“Unë kontaktova me personin që kishim patur kontakte dhe ai më tha që po shkoj në vendngjarje”.

Më pas nuk keni patur kontakt?

“Jo është e ndaluar nga policia.”

Me çfarë arsyetimi?

“Me arsyetimin se ajo që i ka ndodhur të ndjerës ka ardhur kur ishte në ashensor dhe ka ardhë flaka nga ashensori, nga energjia, nuk dihet nuk ka një emër.”

Ju i keni bërë pagesat korrekte?

“Ne i kemi bërë pagesat korrekte, periodike jo sistematike, pasi nuk ka një administrator. Jemi 5 veta që e kemi bërë në mënyrë vullnetare”.

Andi duhet të jetë shoqëruar në komisariat tani?

“Është shoqëruar mbrëmë, madje unë fola dhe më tregoi. Nuk e di se çfarë ka ndodhur, sesi është situata, nuk e kuptoj më tha.”

Banori 2: “Dje e sollën këtu të shoqëruar nga policia kur u bë akt – ekspertiza, se çfarë deponoi dhe çfarë tha ne nuk e dimë, sepse po merreshim me familjarë tanë për t’i zbrit poshtë.”

Po UPS kishte ashensori?

“Po kishte. Kishte edhe sistemin e alarmit me butonin brenda, që nëse ngeleshe i bije alarmit dhe në momentin që ka ndodhur një rast emergjence për shembull, hapej në kat. ”

https://www.youtube.com//embed/XExbAC4dIL0

Ashensori ka qenë në ngjitje apo në zbritje?

“Në ngjitje dhe mendohet që mund të ketë ngelur këtu.”

Këtu ka patur përpjekje për ta hapur ashensorin?

“Po, banorët e pallatit kanë tentuar ta hapin me levë dhe nuk kanë mundur ta hapin. Ka qenë edhe një orar kur pjesa më e madhe e banorëve kanë qenë në punë. ”

(Ndalen tek një kuti me kabuj të dalë jashtë…)

Ka patur ndonjë shkëndijë këtu, apo janë kabuj të vendosur pa kriter?

“Këto janë kabuj të telefonisë, internetit, antenës…”

Po këtu përse nuk ka sistem kundër zjarrit?

“Këtu vendoset në një kat ose në një tjetër, bëhet kolaudimi dhe mbarohet punë. Thjesht është vënë, por teste për të parë nëse funksionon ose jo nuk besoj se është bërë.”

Pra dyshoni se bëhet fjalë për një sistem fiktiv?

“Po, thjeshtë për të marrë atë dokumentacionin e nevojshëm për bashkinë kundra zjarrit. ”

V2

Banori: Si shpëtova nga zjarri në katin e 7- të

Genc Bastari, banor i pallatit ku ra zjarri, tregon për

tvklan.al

dëmin që i është shkaktuar dhe momentin e zjarrit. 

 Keni pësuar dëme të mëdha në shtëpi? Ishit në shtëpi në momentin që ndodhi ngjarja?

“Po ka shkaktuar shumë dëme në shtëpi. Isha në shtëpi, vetëm, në momentin që ndodhi zjarri. Pashë tymin dhe u nisa të dal me vrap, sepse mendova më mori flakë shtëpia. Kur hapa derën pësova një goditje të mirë, u asfiksova nga tymi. Nuk e dija çfarë kishte ndodhur jashtë, mendova që më kishte marrë flakë shtëpia. Mbrapa mora vesh që ishte djegur ashensori dhe që kishte vdekur edhe ajo gruaja.”

Shkëndija e parë ku ka qenë?

“Se dimë, poshtë tek ashensori.”

Dëgjuat gjë, mund të na e përshkruani ngjarjen?

“Nuk kam dëgjuar asgjë, vetëm tymin në shtëpi kam parë. Pastaj hapa derën dhe në këtë moment më përplasi matanë. Mbeta në shtëpi, kam ndenjur në ballkon derisa u largua tymi dhe thyen xhamin e baxhos lart dhe dola.”

Shërbimi zjarrfikës erdhi?

“Po ka ardhur, por nuk di gjë ju thashë, kam qenë në ballkon në anën tjetër, nuk kam parë asgjë.”

Dje ka patur shkëputje të energjisë elektrike në atë orë?

Genc Bastari: “Jo, në atë orë kam qenë në shtëpi dhe nuk ka patur shkëputje.”

Shkëlzen Tahiraj : “Por te pallati ngjitur, një person që ka supermarket aty ka bërë ankesë në OSHEE, sepse i janë djegur të gjitha pajisjet.”

https://www.youtube.com//embed/cw8pOlWhKHI

Kur e ka bërë ankesën?

Shkëlzen Tahiraj : “Dje paradite nga ora 9. Ne jemi në një linjë elektrike me pallatin. Ka patur shkëputje dhe i janë djegur të gjitha pajisjet”

Kastriot Uka: “Po ne problemin kryesor e kemi patur me OSHEE. Siç jua thashë edhe më parë, sistemi i funksionimit të bokseve rri gjithë kohës i hapur, aty gjithkush mund të shkojë të fusë duart, të lëvizë telat. Defekti ka ardhur dhe ne nuk e përcaktojmë dot, por problemi është që bosket e energjisë rrinë hapur. Të paktën kjo është diçka shumë problematike dhe që kërkon ndërhyrje. Po t’i shikosh edhe faturat, uji e energjie (tregon librezat), çdo gjë është e paguar në vite. Madje edhe Edi Rama na bëri një falenderim, na solli një letër si pagues të rregullt. Por me thënë të drejtën, të zhgënjyer jemi shumë nga Bashkia. ”

Përse?

“Sepse Bashkia dje nuk pati asnjë përfaqësues të saj, apo të kontaktonte, të pyeste çfarë ka ndodhur? Është një ligj që thonë për mirmbajtjen, por kjo punë po kthehet në model, hidhet në letra dhe nuk zbatohet asnjëherë në praktikë.”/tvklan.al