“Ju deklaroj burrë dhe iPhone”…

Kjo duhet të ketë qenë fraza e deklaruar në Las Vegas, qytetin i famshëm amerikan për martesat e shpejta dhe të çuditshme.

Protagonist i historisë është Aaron Chervenak, nga Los Angeles, i cili ka udhëtuar drejt qytetit të mëkatit për t’i premtuar besnikëri iPhone-it të tij.

Shteti i Nevadës, nuk e përcakton legjislacionin e tij gjininë në një bashkimin martesor.

Sipas të pranishmeve Chervenak donte vetëm që të bënte një gjest simbolik dhe të nënvizonte rëndësinë që aparatet celulare, kanë në jetën tonë.

“Të jemi të ndershëm, jemi shumë të lidhur pas telefonave tanë në shumë nivele emotive. E kontrollojmë kur duam të qetësohemi, për të qeshur, për të fjetur dhe për tu relaksuar. Sipas meje, e gjitha kjo është një marrëdhënie. Për mua smartphone-i përfaqëson lidhjen më të gjatë që kanë patur deri tani, kështu që prandaj vendosa të martohem me të”, ka Aaron Chervenak.

Sipas faqes Ubergizmo që është e fokusuar në informacione teknologjike, gjesti i tij nuk është i vetme. Ka patur dhe raste të tjera personash që janë martuar në Las Vegas me objekt pa jetë, shkruan faqja./tvklan.al