Ky është mometi kur një burrë tenton të vjedh Flakën Olimpike, ndërsa ajo mbahej nga një atlete në qytezën e Guarulhos, në Sao Paulo, Brazil.

Në video duket sesi gjatë parakalimit të Flakës Olimpike, ai futet me vrap mes policëve dhe tenton që t’i afrohet gruas, por i menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i eskortës të forcave të sigurisë, që arrijnë ta neutralizojnë atë.

Ky nuk është incidenti i parë që lidhet me Flakën Olimpike në Brazil. Pak kohë më parë ushtria u detyrua të vriste një jaguar, i cili ishte i pranishëm në një ceremoni të Flakës Olimpike në një tjetër qytezë, e që arriti t’i shpëtonte ushtarakëve./tvklan.al