36 të arrestuar shqiptarë dhe 140 kilogramë drogë e sekuestruar, prej të cilave 58 kilogramë kokainë, 18 heroinë, 31 hashash dhe 34 marijuanë.

Është ky finalizmi i një operacioni të kryer nga Guardia di Finanza, i koduar “Daku”, i cili në sajë të hetimeve 2-vjeçare ka mundur të zbuluar një rrjet shqiptarësh, që operonin në Holandë, Itali dhe Shqipëri. Gorsistët e drogës e importonin drogën nga Holanda.

makina 6 makina 3

Malli që vinte nga Amerika e Jugut dhe zbarkonte në portet holandeze dhe më pas transportohej me makinë në Itali, duke përdorur funde të dyfishta.

makina 8 makina 2

Gjithashtu policia ka sekuestruar edhe 170 mijë euro, 2 prona, një pistoletë  dhe 13 makina.

Hetimet

Ky operacion ka mundur që të bllokojë një xhiro parash të pista prej 8 milionë euro.

Droga e llojeve kokainë, heroinë, hashash dhe marijuanë vinte nga vende si Afganistani, Holanda, Amerika Latine, por dhe nga vetë Shqipëria.

Të gjithë të arrestuarit janë shtetas shqiptarë, veç një çifti bashkëshortësh kosovarë më pasaporta suedeze, që duhet të dorëzonin drogën në Suedi.

Operacioni ka nisur në vitin 2014 nga një sekuestrimi në Meda, një provincë në Lombardi.

Pas përgjimet, ndjekjeve dhe hetimeve të hollësishme, policia ka arritur të monitorojë për muaj lëvizjet e trafikut.

Të ngarkuarit nga bosët shqiptarë, vepronin në Holandë, ndërsa pagesa në dorë bëhej në Itali brenda në makina, të cilat transportonin drogën drejt Milanos.

Shqiptarët përdornin modifikime dhe mekanizma vërtet mbresëlënëse tek makinat.

Kështu këto të fundit veç një pjesë të dyfishtë, që shërbente për drogën, kishin targa false, gjermane dhe franceze.

Droga ishte e destinuar që të kalonte nëpër rafineritë dhe më pas shpërndahej në Itali.

Një pjesë e fitimeve shkonte për të ri blerë mallin dhe pjesa tjetër në xhepat e bosëve  shqiptarë.

Paratë e pista, transportoheshin në Shqipëri me atë të korrierëve me avion, apo me pako të mbyllura që i jepeshin shoferëve të autobusëve , që nisen çdo javë në Shqipëri.

Sipas policisë, trafikantët përpiqeshin të bënin një jetë normale, duke mos u përpjekur të binin në sy.

/ tvklan.al