Skenat e dhunës zëvendësuan futbollin në një takim të vlefshëm për titullin kampion për shtetin e Alagos në Brazil, rreth 370 kilometra në veri të Rio De Zhaneiros. Tifozët u përleshën në fushë në përfundim të takimit mes Clube de Regatas Brasil dhe rivalit Centro Sportivo Alagoano. Në pamje shikohet një person , i cili dhunohet barbarisht.

Të plagosurve iu dha menjëherë ndihma duke i dërguar në spital. Mediat lokale raportojnë për 5 të lënduar, ku 2 prej tyre janë në gjendje të rëndë. Situata u qetësua vetëm me ndërhyrjen e forcave të rendit, që u panë edhe në tribuna duke ndjekur dhunuesit. /TV KLAN