Shumica e familjeve do të tmerroheshin nëse një ari gjigand do të afrohej pranë çadrës së tyre të kampingut, por nuk ndodh kështu me këtë familje ruse e cila, jeton me një ari.

Pjestarët e saj argëtohen jashtë mase duke marrë me vete në eskursion ariun e tyre, që e kanë pagëzuar Stepan.

Mos u çudisni! Ariu i murmë Stepan, është një kafshë që përdoret si aktor në filma dhe në shfaqje televizive, ai ëshë i stërvitur, madje kur vjen puna për të ngrënë ai ulet më të gjithë familjen.

Nëna e familjes, tregon se sigurisht se Stepan është si një qen i madh dhe se ata ndihen të qetë dhë të sigurtë nga prania e tij.

Edhe për mua si e rritur, më duket si një përrallë ndërsa vajza ime Mirra është e mrekulluar pas tij, ajo flet gjithë kohës për të”,

tregon ajo./tvklan.al