Disa të rinj gjetën një mënyrë tepër inteligjente për të ndihmuar policinë që të kapute dy hajdutë.

Në një video të postuar në internet, shfaqen një grup fëmijësh që formojnë një shigjetë për t’i dhënë policisë drejtimin nga ku ishin arratisur dy grabitësit, që falë tyre u kapën shumë pak kohë më vonë.

Ngjarja ndodhi në provincën e Surrey të Anglisë. Rreth 30 persona po festonin Pashkët, kur panë helikopterët e policisë në ajër, që ishin vënë në kërkim të dy të dyshuave si autorë të disa grabitjeve në banesa.

Kur fëmijët kuptuan se helikopteri i policisë ishte në kërkim të dy burrave që po vraponin nëpër fushë, ata u shtrinë përtokë dhe formuan një shigjetë në drejtim të tyre.

Dy grabitësit, 27 dhe 28 – vjeç u arrestuan, ndërsa këta të rinj janë shndërruar në heronj të vërtetë në internet. /tvklan.al