Një nuse e cila është filmuar duke puthur me pasion një person të cilin sapo e kishte njohur në festën e saj të beqarisë, i’u desh të anulonte dasmën pasi videoja u bë virale.

Emma Alicia Paz Ayala nga  qyteti veriperëndimor i Meksikës, Hermosillo, doli për të festuar me mikeshat e saj natën e fundit të “lirisë”, si një vajzë beqare në resortin “Playa Del Carmen”.33

Video arriti deri te i fejuari i saj, Pablo Torres Gandara dhe familja e tij, e më pas dasma u anulua.

Sipas raportimeve ishte Emma ajo që vendosi të mos martohej, megjithatë nuk është dhënë asnjë informacion tjetër.

Të shumta ishin komentet dhe hashtaget në rrjetet sociale të cilët e akuzuan nusen duke e  cilësuar tradhtare./tvklan.al