Një vajzë e re, e cila pësoi djegie serioze në duar dhe kokë në sulmet terroriste në aeroportin e Brukselit, ka folur për momentet e tmerrit që kaloi.

20 – vjeçarja Fanny Klein, në një intervistë të shkurtër për mediat lokale, nga spitali i Stuivenberg në Antwep, tha se gjithçka ndodhi shumë shpejt dhe sikur bota u shua në një sekond të vetëm.

“Nuk pata kohë as të shihja rreth e rrotull, pasi sapo kishim mbërritur tek check – in. Nuk kishte kohë për të thënë asnjë fjalë pasi papritur u dëgjua një zhurmë e tmerrshme. U duk sikur erdhi fundi i botës, në një sekond të vetëm. Papritur e gjeta veten përtokë, kishte pluhur gjithandej, gjithça ishte gri. Isha mbuluar nga diçka ngjyrë kafe, u ngrita dhe vrapova jashtë sa më shpejt të mundesha”,

deklaroi 20 – vjeçarja Klein. /tvklan.al