Një grua e zemëruar me bashkëshortin e saj pasi e kishte kaluar natën jashtë shtëpisë duke u dehur, e ka kërcënuar atë me një hanxhar në dorë në mes të ditës.

Kjo ngjarje ka ndodhur  në Bangkok, Tajlandë, ndërsa videoja e cila u filmua nga një kalimtar në rrugë është bërë shumë shpejt virale.

3A4B276D00000578-0-image-a-3_1478949017767

Një dëshmitar i tronditur nga kjo ngjarje tha se dukej që gruaja e kishte kërkuar për orë të tëra burrin e saj, ndërkohë ai kishte qenë githë natën duke u argëtuar pa dijeninë e saj.

“Ajo nuk po tallej. E urdhëroi që menjëherë të hipte në makinë. Dukej e tmerrshme të shihje se si ajo lëviste nëpër qytet me një thikë të përmasave të tilla”,

tha dëshmitari i kësaj ngjarje./tvklan.al