Ky është momenti i pabesueshëm kur ky hipopotam i vogël rrezikon jetën për të shpëtuar atë të nënës e tij, e cila rrezikohet nga sulmi i një luani, i cili ka vendosur se ajo do të jetë darka e tij.

Në video shfaqet moment se si i vogli, bën roje duke mbrojtur nënën e sëmurë dhe të kequshqyer si pasojë e thatësirës, nga sulmi i një luani mashkull në Parkun Kombëtar Kruger, në Afrikën e Jugut.

E në vend që të ikte nga frika, hipopotami i guximshëm i bën ballë grabiqarit, i cili më pas largohet nga prania makinës ku ndodheshin një grup turistësh./tvklan.al