Një video e postuar së fundmi në internet, tregon një iluzion optik, i cili po shpërndahet në mënyrë virale dhe po “çmend” përdoruesit e rrjetit.

Video tregon se përpara pasqyrës vendoset një objekt plastik me forma katrore. Por, ajo që e bën të pabesueshme këtë video është se si në pasqyrimin e tij, format nuk janë më katrore, por cilindrike.

Të shumë janë ata që janë befasuar dhe nuk kanë mundur t’i japin një shpjegim këtij iluzioni optik.

Video që tregon objektin në 3D është krijuar nga Kokichi Sugihara dhe është vlerësuar me çmimin e dytë në konkursin e Iluzionin Optik, për vitin 2016.

https://www.youtube.com//embed/SKpOKXAVjGo

Misteri është zgjidhur nga një punonjës i një kompanie 3D, i cili ka treguar se njëra anë e objektit është punuar që të jetë e mprehtë si katror dhe tjetra e rrumbullakosur si rreth./tvklan.al