Quhet “Marble Machine” dhe është një intrument unik, që po bën xhiron e internetit.

1 (1)

Shpikja gjeniale është realizuar nga muzikantit suedez, Martin Molin dhe ka arritur mbi 10 milion shikime në Youtube në më pak se një javë.

Instrumenti është i bërë tërësisht nga druri dhe ushqehet me dorë nga një levë, që aktivivizon një bashkësi elementesh si, kontrabas, kitarë, piata, vibrafon dhe mbi 2000 zarë, duke krijuar një vepër arti e cila luan në të njëjtën kohë disa instrumenta.

“Marble Machine” u krijua pas 2 muajsh projektim dhe 14 tentativash. Molin tregon se ka qenë një punë vërtet e vështirë dhe se është frymëzuar nga instrumente muzikore mekanike të “Muzeut Speelklok” në Utrecht në Vendet e Ulta.

Muzikanti ka bashkuar në këtë projekt pasionin e tij për artizanatin dhe muzikën, duke i dhënë jetë një instrumenti unik, që dhe për nga tingulli që krijon nuk mund të krahasohet me asgjë tjetër./tvklan.al