Ky është Keaton. Siç duket dhe në videon e postuar nga nëna e tij, ai qan pasi ndihet i fyer nga shokët e klasës. Ata e ofendojnë për pamjen e jashtme. Video ka tërhequr menjëherë edhe vëmendjen e personazheve publike, të cilët kanë shprehur mbështetjen e tyre për adoleshentin Keaton.

“Ne jemi me ty dhe të mbështesim” kanë qenë ndër fjalët që ata kanë shprehur për adoleshentin. Aktorët Chris Evans, Millie Bobby Brown janë vetëm disa nga personazhet e njohur, të cilët kanë shprehur mbështetje për Keaton Jones.

Bullizmi është një fenomen shumë i përhapur në të gjithë botën, ku me mijëra fëmijë ndihen të fyer nga miqtë e tyre. Rasti i fundit është këngëtari Ed Sheeran i cili ka pranuar gjatë një intervistë se në adoleshencë është ngacmuar dhe ofenduar nga miqtë e tij. Shpesh bullizmi ka çuar edhe në vetëvrasje adoleshentët në kontinentin amerikan.

Klan Plus