A mund të jetë kjo video prova se jeta pas vdekjes ekziston?

Pamjet e regjistruara në një spital në Kinë tregojnë një grua që ka humbur jetën në një shtrat dhe një hije del nga trupi i saj.

Videoja u postua ditën e djeshme me titullin: “Video reale e shpirtit që lë trupin” dhe po konsiderohet si një provë e jetës së përtejme.

Siç shkruan “The Sun”, përdorues në internet shkruajnë se kjo është padyshim një provë shokuese për ata që refuzojnë të besojnë se ekziston një Zot, apo në natyrën shpirtërore të njerëzve.

Sigurisht nuk mungojnë edhe ata që tregohen skeptikë për vërtetësinë e videos.

Këto pamje vijnë vetëm 2 javë pas një fotografie të shkrepur në vendgjarjen e një aksidenti në Kentucky, ku shfaqej një figurë si hije që “dilte nga trupi” i personi që kishte humbur jetën në nja aksident rrugor.

Shumë shprehën bindjen se tregonte shpirtin e motoristit të vdekur./tvklan.al