Konkursi i kërcimit për 11-vjeçaren Maisey dhe nënën e saj Sarah Jo Vane, nuk ka shkuar ashtu siç ishte parashikuar. Duke u përpjekur të bëntë një lëvizje spektakolare gjatë kërcimit, 37-vjeçarja Sarah ka përplasur me fytyrë në dysheme vajzën e saj.

2

Pavarësisht këtij incidenti, të dyja ja dolën të merrnin megjithatë vendin e dytë në këtë kompeticion. Dyshja nga Headcorn, Kent, të Anglisë u përpoqën me marifet të mos e ndërprisnin kërcimin duke vazhduar sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Megjithatë kjo video e filmuar nga një mike e Sarah ka thyer një rekord klikimesh duke u bërë “hit” nëpër rrjetet sociale./tvklan.al