Të kthejmë smogun e Kinës në diamante! Kjo nuk është një ide dhe aq e çmendur… Idea është prezantuar në takimin vjetor “World Economic Forum” nga ana e një projektuesi holandez dhe konsiston në kulla që thithin smogun, e që mund të pastrojë ajrin e qyteteve kineze, por mund të bëjnë edhe më shumë.

Ideja novatore është e artistit holandez Daan Roosegaarde që propozon si zgjidhje kundër ndotjes në Pekin, kulla 7 metra të gjata që thithin ajrin e ndotur dhe e pastrojë atë me anë të mikropjesëzave.

Më pas ajri i pastër do të çlirohet në parqe, ndërsa karboni i grumbulluar do të mblidhet, do të vendoset nën trysni për 1 orë e gjysmë dhe do të shndërrohet në diamante.

Me të ardhurat që do të nxirren nga shitja e tyre do të krijohen kulla të reja. Kjo ide jo vetëm ndihmon shëndetin tonë, por dhe do të shndërrojë diçka të dëmshme në një gjë të bukur. Pas një projekti pilot në Rotterdam, projekti “Smog Free Project” tashmë ka mbërritur dhe në Kinë.

“Nisi si një ëndërr,” ka thënë projekuesi në “World Economic Forum”,  “një ëndërr për ajër të pastër për çdokënd.”

/tvklan.al