Adoleshentja Saya ka lëkurë perfekte, flokë të shndritshëm dhe uniforma e saj e shkollës është gjithnjë e pastër. Por kjo nuk është aspak habi, duke qenë se prindërit e saj janë grafistë kompjuterikë të cilët kanë punuar sëbashku për të dizenjuar fëmijën e tyre virtual.

saya1

Kur Saya u prezantua për herë të parë në Tetor të vitit të shkuar nga krijuesit e saj Teruyuki dhe Yuka Ishakawa, la pa fjalë të pranishmit. Në videon pak më lart, ajo dallohet teksa qesh dhe sheh nga kamera.

Është shumë e vështirë që të mos i drejtohesh me “ajo”, si të ishte njeri.

saya

Siç shkruan portali mbi teknologjinë “CNET”, Teruyuki dhe Yuka kanë arritur që të krijojnë një karakter që përgjan kaq shumë me njeriun, sa është e lehtë për të mos e dalluar që në fakt bëhet fjalë për një punë 3D./tvklan.al