Një 37- vjeçar ka postuar një video në rrjetin social Facebook me momentin kur ka qëlluar me armë një të moshuar. Steve Stephens është ende në arrati, pasi akuzohet për vdekjen e 74 – vjeçarit Robert Godwin SR, të cilin e ka vrarë në rrugë  pa pasur  asnjë shkas. Më pas Stephens e ka hedhur videon rrjetin social ku ka shkaktuar reagime të shumta.  Video qëndroi për rreth 3 orë në Facebook dhe më pas u hoq.

Pensionisti, ishte duke mbajtur një qese në dorë në momentin që 37 – vjeçari i afrohet dhe e qëllon me një pistoletë.

Por,  Steve Stephens nuk është ndalur me kaq, ai ka postuar një tjetër video kur rrëfen për krimet e tjera që ka bërë. Ai ka thënë se ka vrarë 13 persona të tjerë  dhe do vazhdojë ta bëjë këtë gjë deri në momentin që do arrestohet. 

“Unë kam vrarë vetëm 13 persona. Kjo është ajo që kam bërë. Kjo është vrasja ime e 14”

, thotë ai në videoregjistrimin.                 

“Ja unë jam duke masakruar. Sot është masakra e të dielës së Pashkëve”,

rrëfen 37- vjeçari në video.

Policia u bëri thirrje njerëzve që të jenë të kujdesshëm. /tvklan.al