Durrës – Artur Gjergji është 27-vjeçari i arrestuar në portin e Durrësit me akuzën e trafikut ndërkombëtar të narkotikëve të mbetur në tentativë. Ai tentoi të trafikonte 111 kg marijuanë drejt Italisë.

artur gjergji

Gjergji kishte 4 ditë që kishte lënë qelinë i dënuar për drejtim motori pa patentë.

Një natë më parë, rreth orës 20:00, makina e tij Renault, i është nënshtruar kontrollit me skaner. Autoritetet kanë patur dyshime dhe kanë ushtruar kontroll të imtësishëm të karrocerisë së mjetit, ku gjetën 66 pako kanabis, një sasi me peshë 111 kilogramë.

Artur Gjergji, banues në Durrës u arrestua në flagrancë. Policia dhe Prokuroria e Durrësit kanë nisur hetimet për prejardhjen e lëndës narkotike, lidhjet e Gjergjit me grupe të mundshme kriminale dhe destinacionin final të kanabisit në shtetin italian.

Tv Klan