Një 7 – vjeçar pësoi djegie të rënda në fytyrë pasi makina në të cilën ndodhej shpërtheu nga flakët, në një pikë karburanti.

Ngjarja ndodhi në qytetin Kuala Krai të Malajzisë dhe sipas

DailyMai

l, i vogli Saifuddin Ismail po luante me një çakmak teksa priste që nëna e tij të mbushte makinën me karburant.

Pamjet e regjistruara nga kamerat e sigurisë, tregojnë këtë moment të tmerrshëm, kur mjeti përfshihet papritur nga flakët dhe nëna e 7 – vjeçarin përpiqet që ta nxjerrë atë nga makina.

Falë ndërhyrjes së punonjëve të karburantit u bë e mundur shuarja e zjarrit, duke i shpëtuar jetën të voglit, i cili mësohet se ka djegie në rreth 15 përqind të trupit.

Video e këtij aksidenti është parë gati 2 milionë herë që nga dita e premte, kur u postua në internet.