Banorët e fshatit Borcë të bashkisë Manëz në Durrës prej kohësh po përballen me vështirësi për të kaluar një rrugë rreth 1 kilometër të gjatë, e cila është e paasfaltuar dhe e mbushur me gropa.

Siç duket edhe nga pamjet që Tv Klan ka siguruar nga qytetarë që ka denoncuar problemin rruga është shumë e dëmtuar dhe makinat lëvizin me vështirësi të madhe.

Fshati Borce ka rreth 700 banorë dhe sipas tyre kjo rrugë është bërë për ta, e pakalueshme./tvklan.al